Lajmet e fundit

Shkaktarët e gjendjes jo të mirë në arsim dhe identifikimi i alternativave për ta përmirësuar gjendjen kanë qenë fokusi i dokumentarit “Zilja e padëgjuar”. I transmetuar në kuadër të emisionit MAT në Klan Kosova.
Autori i dokumentarit, Liridon Zeqiri, ka zbërthyer përmbajtjen e dokumentarit, duke theksuar se edukimi dhe arsimi duhet të jenë temë secilën ditë.
“Arsimi si temë duhet me qenë pjesë e përditshmërisë tonë, dhe jo periodikisht. Si pasojë e kësaj neglizhence të secilit prej nesh, prej institucioneve dhe hallkave tjera e kemi rezultatin e 2025-ës në PISA”, është shprehur Zeqiri në ‘Ora 7’.
“Çka është alarmante është se nëpër katër cikle testimi, poentimi nuk ka shkuar duke u rritur, por Kosova është në një rënie të lirë të performancës”.
Në identifkimin e hallkave të përgjegjësisë, sipas tij, një prej më të rëndësishmeve, është ngritja e cilësisë nëpër univeristetet publike e private në vend.
Ky është dokumentari i plotë: