Zeneli: Slogani i VV-së ndoshta po tingëllon si parullë populiste, sipas meje është legjitime NULL NULL 20.01.2021 22:44 20.01.2021 22:44 Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka vlerësuar se 47 kandidatë për deputetë nuk kanë të drejtë të jenë në zgjedhje për shkak se kanë probleme me ligjin, kjo vjen si pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuse. Opinionisti Lulzim Zeneli ka thënë se me të gjitha këto zhvillime Kosova është në një gjendje jo të zakonshme dhe kjo inkorporon qasje të re politike, njofton Klan Kosova. “Por, si do ta kalojmë këtë proces varet prej kulturës politike, që do ta demostrojnë në vazhdimësi partitë politike. Unë kam pikëpyetje se si do t’i kalojmë këto, jemi të përgatitur edhe për sfida të tilla. Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim që të gjitha subjektet politike duhet ta respektojnë, pavarësisht mendimit që e kanë”. Zeneli ka folur edhe për atë që Albin Kurti, kandidati për kryeministër i LVV-së është pjesë e listës së 47 personave, të cilëve mund t’iu humbet e drejta e kandidimit në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Të gjitha partitë politike kanë mundësinë e apelimit pas këtij vlerësimi të KGJK-së, besoj që LVV-ja do t’i shfrytëzojë të gjitha ato resurset e veta që në aspektin ligjor ta demonstrojë. Si shoqëri kemi nevojë ta demostrojmë me kulturë politike, kultura politike kërkon bindje, dije dhe qëndrime shumë të qarta, të cilat nuk do të involvojnë akterë të tjerë, që mund të keqpërdoren dhe involvohen për situata që ne nuk i dëshirojmë”. “Partitë politike duhet të konceptojnë në një forme demokratike. Edhe LVV edhe subjektet tjera politike do ta pranojnë përfundimisht këtë vendim, ato duhet t’i shfrytëzojnë mundësit e apelimit dhe të drejtën elementare deri në një verdikt final”. Ai ka theksuar se parulla e LVV-së për këto zgjedhje “Krejt dhe drejt” është e menduar mirë. “Nuk jemi mësuar, deri tani asnjë parti nuk ka pasë shumicën e qeverisë që të vendos. Sllogani i VV-së po tingëllon si parullë e LVV-së e përdorur si diçka populiste, që sipas meje është shumë legjitime. Unë mendoj se ata e kanë menduar mirë këtë”, ka thënë Zeneli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 13 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 52 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë