Zemmour: Nëse bëhem president, s’do të ketë Muhamed në Francë NULL NULL 01.12.2021 15:11 01.12.2021 15:11 Kandidati për President në Francë Eric Zemmour, ka bërë disa deklarata kontraverse drejtuar komunitetit mysliman në këtë vend. Një nga to është se nëse ai do të bëhej president s;do të ketë Muhamet në Francë “Nëse unë do të bëhem president, një qytetar i Francës nuk do të ketë të drejtë të ia vinte emrin fëmiut të vet Mohammad (Muhamed). Zemmour tregohet i ashpër në retorikën e tij pasi që thotë se shumica e trafikantëve janë arabë dhe me ngjyrë të zezë. “Pse ju ndaloheni 17 herë? Kur ju jeni arab apo i zi? Pse? Sepse shumica e trafikantëve janë arabë dhe me ngjyrë të zezë? Kështu është. Është një fakt”. Tutje thotë se një mysliman për të qenë i mirë duhet të jetë xhihadist. “Secili mysliman, e thotë apo duhet të jetë xhihadist për të qenë mysliman i mirë”. Kandidati për president të Francës ka një gjuhë ashpër edhe ndaj emigrantëve. Ai thotë se ata janë vrasës dhe hajna. “Emigrantët e pashoqërur sikurse edhe emigrantët e tjerë nuk kanë punë. Ata janë hajna dhe vrasës”. Eric Zemmour, llogaritet si kundërkandidati më serioz i presidentit aktual Emmanuel Macron. View this post on Instagram A post shared by euronews (@euronews.tv)
Kosova Haradinaj takohet me kongresistin Ritchie Torres në ShBA, e fton për vizitë në Kosovë 24 sekonda më parë
Kosova Osmani për takimin për Asociacionin: Çka vjen prej Amerikës është e mirë (VIDEO) 6 minuta më parë