Zemaj, VV-së: Vetëm për 12 ditë, kemi bërë teste sa 92 ditë sa ju keni qenë në pushtet

Zemaj, VV-së: Vetëm për 12 ditë, kemi bërë teste sa 92 ditë sa ju keni qenë në pushtet

NULL NULL
2 muaj më parë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ato që janë premtuar në kuadër të menaxhimit të pandemisë, janë duke u përmbushur.

“Mund të ju garantoj që asnjë pacient, në Kosovë nuk është në mungesë të trajtimit, qoftë spitalor ose klinik. Me këtë rast, i falënderoj profesionistët shëndetësorë për punën dhe ngarkesën që e kanë”.

Sipas Zemajt, vaksina kundër gripi sezonal, ka filluar të shpërndahet dhe ka sasi dy herë më të madhe se zakonisht.

“Kapacitetet e testimit janë katërfishuar dhe këtë javë do të dhjetëfishohen sipas nevojës që ka vendi. Ka mijëra testime brenda ditës, vetëm për 12 ditë kemi bërë teste sa 92 ditë sa ju keni qenë në pushtet”, ka thënë ai.