Zemaj viziton QMF në Vitomiricë: I sigurova se do të kenë mbështetje të plotë

Zemaj viziton QMF në Vitomiricë: I sigurova se do të kenë mbështetje të plotë

NULL NULL
2 javë më parë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka vizituar sot QMF-në në Vitomiricë të Pejës.

Ai i ka siguruar personelin dhe qytetarët se do ta kenë mbështetjen e plotë për të arritur sukses të përbashkët, njofton Klan Kosova.

“Gjatë bashkëbisedimit me z. Rustem Nurkoviq, qytetar nga Vitomirica të cilin e takova në QMF-në në Vitomiricë të Pejës, u njoftova për sukseset e kësaj qendre, dhe se pas shumë viteve, një ministër i shëndetësisë viziton mantelbardhët në këtë Qendër. I falënderova të gjithë për punën e palodhur që po bëjnë”.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Zemajt në Facebook:

Gjatë vizitës në këtë QMF në Vitomiricë dhe QMF-së nr. 5 në Pejë, pashë përkushtimin e personelit dhe statistikat e prezantuara në të mirë të shëndetit të qytetarëve. Ata i sigurova se do të kenë mbështetje e plotë për të arritur sukses të përbashkët.

Ndërsa po në Vitomiricë, në shkollën ” 7 Shtatori”, shkollë me etnitete të ndryshme, është për t’u përshëndetur zbatimi i masave anti Covid. Këto masa janë të detyrueshme, andaj kërkoj që të zbatohen nga të gjitha institucionet, prindërit, nxënësit dhe qytetarët, si rruga e vetme për ta fituar betejën kundër virusit.

Gjatë bashkëbisedimit me z. Rustem Nurkoviq, qytetar nga Vitomirica të cilin e takova në QMF-në në Vitomiricë të Pejës,…

Publiée par Armend Zemaj sur Jeudi 15 octobre 2020

klankosova.tv