17:49, 12 Korrik 2020

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka takuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës myftiun Naim Tërnava dhe Kryeipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Zemaj tha se ka bashkëbiseduar për zbatimin e masave mbrojtëse për Covid-19.

Ai theksoi se komunitetet fetare në Kosovë kanë luajtur rol aktiv gjatë kësaj faze.

Numri një i Shëndetësisë në Kosovë shtoi se këto komunitete fetare ndikuan në fuqizimin e përpjekjeve për ballafaqimin e përbashkët kundër pandemisë.

Njoftimi i plotë:

Kam takuar sot kryetarin e BIK-ut, Myftiun Naim Tërnava dhe kryesinë e BIK-ut si dhe Kryeipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji me të cilët diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit për zbatimin e masave për mbrojtje nga Covid-19. Komunitetet fetare në Kosovë kanë luajtur rol aktiv gjatë kësaj faze të pandemisë për të ndikuar në fuqizimin e përpjekjeve për ballafaqim të përbashkët kundër pandemisë, diçka që do ta bëjnë është në të ardhmen në funksion të ruajtjes së shëndetit publik. Jemi bashkë për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tonë.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë