Zemaj sot viziton Preshevën dhe Bujanocin

Zemaj sot viziton Preshevën dhe Bujanocin

1 muaj më parë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj me bashkëpunëtorë, do të vizitojë sot komunën e Bujanocit dhe të Preshevës, ku do të takohet me autoritetet lokale dhe politike të këtyre dy komunave me shumicë shqiptare.

Gjatë kësaj vizite, Zemaj do të pritet në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga kryetari i këtij Këshilli, Ragmi Mustafa, pastaj do të vizitojë komunën e Bujanocit ku do të pritet nga kryetari Nagip Arifi, me bashkëpunëtorë, për të vazhduar pastaj vizitën në komunën e Preshevës ku do të pritet nga kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Më pas ai do të takojë kryetarin e PDSh-së, Ragmi Mustafa dhe kryetaren e PVD-së, Ardita Sinani.

Gjatë vizitës në Luginë, i pari i Shëndetësisë në Kosovë do të vizitojë edhe ambulancat në Bujanoc e Preshevë ku trajtohen pacientët me Covid-19.

Kjo vizitë e Zemajt realizohet me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa/KP.