Zemaj shpalos planin për ndërtimin e Spitalit të Podujevës NULL NULL 25.11.2020 12:36 25.11.2020 12:36 Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shkuar sot në Podujevë për të shpalosur planin e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në këtë komunë. Zemaj bashkë me kabinetin e tij u prit nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari dhe ish-kryetari Agim Veliu, njofton Klan Kosova Gjatë takimit u përmend që ndërtimi i këtij spitali ka qenë nismë e kamotshme. Rudari mes tjerash u shprehë falënderues ndaj punës së ish-kryetarit Veliu. “Jam falënderues ndaj punës së palodhshme të Veliut për të filluar punimet për Spitalin e Përgjithshëm”. Rudari i pyetur nga Klan Kosova mohoi se ndërtimi i këtij spitali po bëhet për fushatë politike. “Ndërtimi i këtij spitali nuk po bëhet për fushatë politike pasi moti ka qenë në plan që të ndërtohet, por tani i ka ardhur momenti”. Tutje ministri Zemaj tha se ndërtimi i këtij spitali lehtëson punën edhe për spitalet e Prishtinës, pasi qytetarët e Podujevës do të kontrollohen në spitalin e tyre. Kujtojmë se Klan Kosova dje siguroi planin e ndërimit që parashihet të jetë 7 mijë e 700 m2 dhe ndërtimi kap koston e mbi 9 milionë eurove. Ndërtimi i spitalit të Podujevës kap koston e mbi 9 milionë eurove *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë