Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zemaj, qeverisë: Për dy muaj 108 profesionistë e lanë Kosovën si shkak i paaftësisë suaj

NULL NULL
11.08.2022 14:50

Ish-ministri i Shëndetësisë, tash deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar në lidhje me rritjen e numrit të rasteve të vdekjeve dhe atyre pozitive me COVID-19 në vend.

Ai tha se në më pak se 4 javë janë mbi 30 mijë raste me COVID-199 dhe në këto ditë kanë vdekur 33 qytetarë si pasojë e virusit korona.

Sipas tij, ky rezultat është në vazhdën e siç e quajti ai, dështimeve të paaftësisë qeverisëse, teksa tha se për dy muaj 108 profesionistë shëndetësorë kanë lënë vendin, ndër ta edhe 36 specializantë.

“Është kjo Qeveri që javë më parë nuk ua vazhdoi kontratat mbi 1,200 pjesëtarëve të stafit mbështetës në luftën kundër pandemisë”

“Në vetëm këto javë të kësaj Qeverie, janë stërzgjatur listat e pritjes së qytetarëve për të marrë shërbimet shëndetësore, duke mbërritur deri në mesin e vitit 2023”, është shprehur Zemaj, transmeton Klankosova.tv.

Ai mes tjerash  tha se në këto javë të Qeverisë Kurti, vazhdon mungesa e barnave në listën esenciale e cila, sipas tij, tashmë është bërë e zakonshme dhe e tmerrshme për pacientët.

Zemaj foli edhe për mos-votimin e projektligjit për Shëndetësinë të propozuar nga LDK-ja, i cili siç tha ai, ky ligj do t’i dilte në mbrojtje qytetarëve dhe profesionistëve shëndetësorë, por si kundërpërgjigje, ai tha se kanë marrë padëgjueshmërinë.

“Këto janë vetëm disa nga dështimet e fundit të kësaj Qeverie, që e bëjnë epilogun e tmerrshëm në fushën e shëndetësisë, ku burim parësor definitivisht e kanë paaftësinë. Mos të harrojmë se, ditë më parë, Ministri i Shëndetësisë, ka deklaruar se në rast dështimi ai kthehet nga ka ardhur”.

“Pra, së pari është e frikshme se si vetëm ai dhe Qeveria e tij nuk po e sheh dështimin e tyre të thellë në shëndetësi. Së dyti, në të njëjtën frymë, vetëm këta vendosin nëse kanë dështuar apo jo, dhe në rast se e pranojnë dështimin, vetëm atëherë zyrtarizohet paaftësia qeverisëse”, është shprehur Zemaj, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.