Zemaj propozon masa të reja, gastronomia nga ora 21:00 kalon në “take away” NULL NULL 31.10.2020 12:49 31.10.2020 12:49 Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se kanë propozuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ai në një konferencë për media pas takimit që ka pasë me Komisionin për koordinimin e situatës më COVID-19 tha se institucionet publike dhe private do të punojnë me numër të reduktuar të stafit, njofton Klan Kosova. “Obligohemi që të marrim masa të reja si pasojë e numrit të madh të rasteve të COVID-19 që janë shfaqur ditëve të fundit. Kjo për shkak të ruajtjes së shëndetit publik dhe shëndetit të secilit qytetar”. “Masat e reja janë të propozuara nga takimi që patëm me komisionin. Do të reduktohet numri i stafit në nivelin qendror dhe lokal në institucionet publike dhe private”. “Institucionet që do të zhvillojnë punën pa reduktim janë shëndetësia dhe siguria”. “Personat që janë me sëmundje kronike dhe që janë në moshën mbi 60 vjeçare do të punojnë nga shtëpia. Ndërsa personat mbi moshën 65 vjeçare kanë të drejt të dalin nga shtëpitë nga ora 06:00 deri në ora 10:00, dhe nga 16:00-19:00, jashtë këtij orari kanë të drejtë të dalin vetëm për nevoja shëndetësore”. “Ndalohen seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish/mbahen on-line”. Zemaj deklaroi se lokalet dhe kafiteritë e gastronomisë nga ora 21:00 deri në 05:00 do të punojnë vetëm me metodën “take away” ose “merre me vete”. “Ligjëratat në universitetet private dhe publike do të zhvillohen online, puna praktike dhe provimet do të realizohen në prani fizike por duke respektuar masat e parandalimit të COVID-19”. “Qendrat tregtare nuk kanë të drejtë të punojnë nga ora 21:00 deri në ora 05:00. Lokalet e gastronomisë nga ora 21:00 deri në 05:00 do të punojnë vetëm me “take away””. “Në institucionet që janë duke u zhvilluar punët duhet që të bëhet dezinfektimi i vazhdueshëm i objektit. Në diskutim është se a do të duhet që ekipet mjekësore të bëjnë kontrolle në pika kufitare. Konviktet dhe mensa e studentëve do të punojnë vetëm duke respektuar masat. Për të gjithë shkelësit e këtyre masat do të ndëshkohen. Vendimet që do të merren do të shqyrtohen brenda dy jave”, ka thënë Zemaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë