Zemaj: Nga sot do të kemi rritje të kontrollit në institucionet qendrore dhe lokale NULL NULL 27.10.2020 17:22 27.10.2020 17:22 Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vlerësuar se situata me pandeminë nuk po shkon edhe aq mirë. Por, ai shtoi se po mundohen që situatën ta menaxhojnë mirë. Ai në një konferencë për media ka paralajmëruar rritje të kontrollave si në institucione qendrore ashtu edhe në ato lokale. Sipas tij, do të ketë edhe masa kufizuese nëse një gjë e tillë do të jetë e nevojshme. “Angazhimi do të jetë më permanent dhe mirë i dakorduar. Do të kemi harmonizim dhe rritje të kontrolleve në shumë drejtime, por duke filluar edhe në institucione lokale dhe qendrore dhe do ta shohim nëse ka nevojë për masa shtesa dhe kufizime. Situata epidemiologjike nuk po shkon mirë. Ne po mundohemi që ta ulim dhe ta menaxhojmë mirë. Kërkesa jonë do të jetë edhe për policinë dhe inspektorët që të vazhdojnë edhe më tutje. Do t’i kemi edhe stafin që janë punësuar mbi 400 punëtorë shëndetësorë. Po e shihni se interesimi jonë është parandalimi i kësaj situate dhe në momentin që kemi shtrirje, atëherë duhet të ndërmarrim masa. E keni parë identifikimet dhe e keni parë që Prishtina po prin me raste”. I pari i shëndetësisë këto komente i dha pas takimit me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, të Asociacionit të Komunave të Kosovës, inspektoratet qendrore dhe lokale, koordinatorët rajonalë dhe akterë të tjerë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë COVID-19. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.