Zemaj: Maskohuni në makinë edhe kur jeni me familjarë! (VIDEO) NULL NULL 26.09.2020 21:30 26.09.2020 21:30 Drejtuesit e veturave janë të liruar nga mbajtja e maskës, nëse ata janë të vetëm në automjete. Por, kur në makinë gjendet vet i dyti, dhe atë më një anëtarë të ngushtë të familjes, bartja e maskave bëhet e obligueshme sipas kreut të shëndetësisë Armend Zemaj. Në të kundërtën qytetarët do të gjobiten. Ani se, me udhëzuesin për bartjen e maskave të publikuar të premten mbrëma, MSH specifikon se pjesëtarët e familjes së ngushtë në ambient shtëpiak mund të qëndrojnë pa to. Megjithatë sipas një ilustrimit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, maskën si pajisje mbrojtëse nuk duhet mbajtur familjarët e ngushtë nëse janë së bashku në një makinë gjatë udhëtimit. Të liruar nga kjo masë mbrojtëse për COVID 19 janë edhe të vegjlit deri në moshën 10 vjeçare. Kronikë e gazetares Arbreshë Uka. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë