Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zemaj: Kosova do të ofrojë përkraje konkrete për shëndetësinë në Luginën e Preshevës

NULL NULL
08.08.2020 17:16

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Luginën e Preshevës, me ç’rast ka premtuar përkrahje përkraje konkrete për shëndetësinë atje.

Sipas tij, ky është obligim i Kosovës ndaj qytetarëvë të këtyre dy komunave me shumicë shqiptare, njofton Klan Kosova.

“I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e mi kam vizituar sot Luginën e Pershevës, ku me autoritetet e pushtetit lokal dhe autoritetet politike të komunave Bujanoc dhe Preshevë kam diskutuar për përkrahjen konkrete, si në përballimin e pandemisë̈ COVID-19, ashtu edhe në kërkesat e tjera që kanë të bëjnë me specializimet e mjekëve të komunave të Luginës së Preshevës në Kosovë dhe çështje të tjera.

Gjatë takimeve me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetarin e Presheevës Shqiprim Arifi, kryetarët e PVD-së e PDSH-së, Ardita Sinanie Ragmi Mustafa, kam theksuar se Qeveria e Kosovës dhe MSh do të ofrojë mbështetje me mjete mbrojtëse për ballafaqim me pandeminë, derisa përkujdes i veçantë do t’i kushtohet edhe kuotave për ndarjen e specializimeve për mjekët të Luginës, për ato profile shëndetësore të cilat janë më se të nevojshme për realizimin e një përkujdesi shëndetësor të nevojshëm”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme