Zemaj: Javën tjetër do të punësohen 350 mjekë NULL NULL 07.08.2020 13:04 07.08.2020 13:04 Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se prej kur ka marrë mandatin janë punësuar 200 mjekë në vend. Ai ka thënë se gati dyfishi i tyre do të punësohen në javën që vjen, njofton Klan Kosova. “Javën tjetër do të punësohen edhe 350 mjekë të tjerë. Kemi shpallë konkursin për specializime dhe do të bëhen 1043 specializantë dhe do të punësohen”, është shprehur Zemaj. “Për tre muaj të këtij mandati tim në institucionet tona shëndetësore do të jenë të punësuar më shumë se një 1600 mjekë dhe infermierë”. “Asnjë mjek nuk do të jetë pa specializim gjatë mandatit tim dhe asnjë mjek nuk do të jetë i papunë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.