20:00, 13 Korrik 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se në vend janë duke u bërë testime në kapacitete maksimale.

Ai ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është duke punuar me kapacitetet e plota me të cilat operon, njofton Klan Kosova.

“Testime kemi bërë në vazhdimësi, IKSHPK është në kapacitet të plotë. Nuk ka kapacitete të bëjë më tepër se 500-600 teste në 24 orë”, ka thënë Zemaj në Kuvend.

Sa për kritikat se si jurist drejton dikasterin e shëndetësisë, ai ka thënë se rasti i ngjashëm është edhe në Gjermani.

“Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë është me Shkenca Politike dhe Drejtësi. Kjo është motiv për mua”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë