Zemaj: I kam kërkuar kryeministrit që punonjësve shëndetësorë t’u paguhen shtesat personale deri në 300 euro

Zemaj: I kam kërkuar kryeministrit që punonjësve shëndetësorë t’u paguhen shtesat personale deri në 300 euro

2 muaj më parë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, që deri në përfundimin e pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhen shtesat personale deri në 300 euro ne muaj, njofton Klan Kosova.

Sipas Zemajt kjo kërkesë ka gjetur mbështetjen dhe mirëkuptimin e shefit të qeverisë.

Postimi i plotë:

“Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga Kryeministri z. Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19. Kërkesë e cila gjeti mbeshtetjen dhe mirëkuptimin e Kryeministrit.

#QeveriaHoti”