“Zemaj i është drejtuar Pacollit me shaka, edhe pse ajo është e padurueshme” NULL NULL 12.08.2020 19:32 12.08.2020 19:32 Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, e ka arsyetuar veprimin e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili gjatë një seance në Kuvend e kishte akuzuar deputeten e VV-së, Fitore Pacollin, se ajo ‘në sy dallohet që e ka virusin korona’. “Ministri Zemaj i është drejtuar me shaka, edhe pse ajo është e padurueshme me fjalorin e vrazhdë e injorimin që e bën në Parlamentin e Kosovës”. Bunjaku-Rexhepi gjatë emisionit Info Magazine në Klan Kosova po ashtu deklaroi se i di deputetët me emër e mbiemër, që sipas saj, kanë qenë me virus dhe megjithatë kanë shkuar në seancë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë