Zemaj edhe sonte në terren: Ka reflektim pozitiv, po bëjmë gjithçka që të mos shkojmë në mbyllje totale NULL NULL 03.08.2020 22:29 03.08.2020 22:29 Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, edhe sonte është parë në terren bashkë me ekipet e inspeksionit dhe policinë, për të inspektuar situatën tek sektori i Gastronomisë. “Ka reflektim pozitiv sonte. Do të jemi rigoroz në mbajtjen e masave. Kjo situatë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Gjithçka që po bëjmë është që mos të shkojmë në mbyllje totale. Është me rëndësi jetike t’i përmbahemi rregullores”, ka thënë Zemaj për Klankosova.tv. “Falenderoj qytetarët, policinë dhe inspektoratin për bashkëpunimin”, ka thënë Zemaj, derisa po qëndron në lagjen “Dardania” në Prishtinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.