Zemaj: Duke ju uruar Festën e 28 Nëntorit, ju bëj thirrje që të festoni në shtëpi NULL NULL 27.11.2020 17:15 27.11.2020 17:15 Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se kishte dashur që sot bashkë me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Mixhozin dhe me gjithë të tjerët të bënte përgatitjet për festën e madhe të 28 Nëntorit – festën e Flamurit kombëtar. Sipas tij, sot festën, gëzimin dhe patriotizmin duhet ta tregojmë ndryshe, njofton Klan Kosova. Zemaj ka thënë se patriot është ai i cili rreshtohet krah institucioneve, rreshtohet në krahë të mantel bardhëve, të Policisë dhe të gjithë të tjerëve, për të vetmin qëllim, ruajtjen e shëndetit të njëri-tjetrit. “Secili tashmë e di se fitorja e kësaj lufte është në duart e secilit nga ne, duke ruajtur veten, familjarët dhe rrethin ku jetojmë”. “Për nëntë muaj, pandemia na ka dhënë shumë mësime, por mësimi më i mirë që mund të nxjerrim është që secili duhet të bëhet pjesë aktive e kësaj lufte kundër virusit”. “Është në dorën tonë të bartim maskën, të ruajmë distancën dhe mbajmë higjienën”. “Andaj, duke ju uruar Festën e 28 Nëntorit, ju bëj thirrje që të festoni në shtëpi, e dimë që nuk është mënyra më e mirë e të festuarit, por është e domosdoshme”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 1 minutë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 2 minuta më parë