Zemaj: Do të angazhohen 450 policë shtesë për zbatimin e masave anti-COVID NULL NULL 27.10.2020 17:13 27.10.2020 17:13 Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është takuar me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, të Asociacionit të Komunave të Kosovës, inspektoratet qendrore dhe lokale, koordinatorët rajonalë dhe akterë të tjerë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Pas takimit, Zemaj ka mbajtur një konferencë për media ku ka paralajmëruar mundësinë e izolimit të atyre komunave dhe zonave ku ka rritje të rasteve me koronavirus. Ai paralajmëroi edhe shtimin e monitorimit të zbatimit të masave anti-COVID për çka ka kërkuar edhe angazhimin e 450 policëve shtesë. “Kërkesa jonë do të jetë edhe përkrahje për logjistikë – edhe për inspektorët edhe për policët. Tash e presim edhe kontingjentin e ri të 450 policëve. Ata do të jenë të angazhuar edhe si pjesë ndihmëse e zbatueshmërisë së masave”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 44 sekonda më parë