Zemaj: Asnjëherë nuk e përjashtojmë mbylljen e sërishme NULL NULL 5 muaj më parë 5 muaj më parë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë përsëri drejt mbylljes. Sipas tij kjo mund të bëhet në mënyrë që të ruhet shëndeti mendor dhe mirëqenia sociale e secilit qytetar. “Asnjëherë nuk e përjashtojmë mbylljen sërish, nëse nuk iu përmbahemi masave mbrojtëse ndaj Covid-19. Na nevojitet një mbyllje që shtatori të na gjej më mire”, është shprehur Zemaj, raporton Kanal10. “Një mbyllje duke u munduar ta lejojmë zhvillimin e jetës, por me kufizime të orareve të lëvizjes, që planifikohet të bëhet brenda këtij muaji”.