12:48, 2 Gusht 2020

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, mbrëmë ka qenë pjesë e aksionit në kryeqytet ku është mbikqyrur zbatimi i masave anti-COVID të përcaktuar nga qeveria e Kosovës.

Zemaj ka thënë se pas inspektimit u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafiteri për mosrespektim të masave.

Ai theksoi se ky ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë!.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë, bashkë me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës isha në terren për të parë nga afër ashpërsimin e zbatimit të masave, të cilin e paralajmëruam gjatë ditës!
Pas inspektimit, për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafeteri!
Ky ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë!
Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime!
Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve!

Konkurs Pune

Lexo më shumë