Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelenskyy udhëton në SHBA për samitin e OKB-së

NULL NULL
18.09.2023 17:59

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, është njëri ndër liderët botërorë që do të zbres në New York të hënën.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në New York fillon zyrtarisht të martën me fjalimet e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, presidentit amerikan Joe Biden, kancelarit gjerman Scholz dhe Zelenskyy, ndër të tjera.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka planifikuar të mbajë një takim të hapur për Ukrainën të mërkurën, transmeton KlanKosova.tv.

Në të njëjtën ditë, Scholz, Zelenskyy dhe përfaqësues të tjerë nga politika dhe biznesi do të marrin çmimin “Global Citizen Award” nga grupi i Këshillit Atlantik.

Kujtojmë që pjesë e këtij samiti pritet të jetë edhe Kosova me përfaqësuese, presidenten Vjosa Osmani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.