Zelensky: Ukraina e gatshme të ofrojë ndihmë pas tërmetit në Turqi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky: Ukraina e gatshme të ofrojë ndihmë pas tërmetit në Turqi

NULL NULL
06.02.2023 08:41

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij është i gatshëm që të ofrojë ndihmën e nevojshme për popullin turk pas tërmetit që goditi vendin të hënën, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Twitter, Zelensky tha se është i tronditur nga lajmi për vdekjen dhe plagosjen e qindra personave si pasojë e tërmetit në Turqi.

“I shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave dhe i urojmë të lënduarve shërim të shpejtë. Ne jemi në këtë moment pranë popullit mik turk, të gatshëm për të ofruar ndihmën e nevojshme”, ka thënë ai.