Zelensky thotë se Ukrainës i duhet më shumë kohë për ofensivë NULL NULL 11.05.2023 09:18 11.05.2023 09:18 Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se vendit të tij i duhet më shumë kohë për të nisur një kundërofensivë të shumëpritur kundër Rusisë, pasi ushtria ka ende nevojë për ndihmën e premtuar perëndimore. Sulmi i pritshëm mund të jetë vendimtar në luftë, duke rivizatuar vijat e frontit që për muaj të tërë kanë mbetur të pandryshuara. Kjo do të jetë një provë vendimtare për Ukrainën, e etur për të provuar se ndihma e marrë mund të rezultojë në fitime të mëdha në fushën e betejës. “Me [atë që kemi] ne mund të shkojmë përpara dhe të jemi të suksesshëm,” tha presidenti. “Por ne do të humbnim shumë njerëz. Unë mendoj se kjo është e papranueshme,” tha ai në selinë e tij në Kiev, në një intervistë për transmetuesit e shërbimit publik që janë anëtarë të Eurovision Neës, si BBC, transmeton Klankosova.tv. “Pra, ne duhet të presim. Na duhet ende pak më shumë kohë.” Zelensky i përshkroi brigadat luftarake, disa prej të cilave u trajnuan nga vendet e NATO-s, si “të gatshme”, por tha se ushtrisë ende i duheshin “disa gjëra”, duke përfshirë automjete të blinduara që “mbërrinin në grupe”. Në javët e fundit, autoritetet ukrainase u përpoqën të ulin pritshmëritë për një përparim, si publikisht ashtu edhe privatisht, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Drejtuesit e Malouf flasin për bashkëpunimin me Comodita: Produktet janë të standardeve amerikane (VIDEO) 13/04/2023