Zelensky thotë se ndalimi i importit i drithit ukrainas nga disa vende evropiane i jep shpresë Kremlinit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky thotë se ndalimi i importit i drithit ukrainas nga disa vende evropiane i jep shpresë Kremlinit

NULL NULL
29.04.2023 07:17
Drithi Ukraine

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka diskutuar rreth asaj që ai e quajti ndikimin “shkatërrues” I ndalimit të importit të grurit ukrainas nga disa vende evropiane.

Ndalimet u miratuan me arsyetimin se importet ishin nën çmimet e brendshme të vendeve të tjera.

Ai të premten ka treguar se e ka diskutuar këtë çështje me Presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel, raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv.

“Theksoj se kjo jo vetëm që shkel marrëveshjen ekzistuese të Asociimit midis Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, por gjithashtu i jep shpresë të rrezikshme Kremlinit. Shpresa se në shtëpinë tonë të përbashkët evropiane, vendimet e gabuara të dikujt mund të mbizotërojnë mbi interesat e përbashkëta”, është shprehur Zelensky.

“Është e nevojshme të gjendet një rrugëdalje normale, konstruktive nga kjo situatë në frymën evropiane”, ka vazhduar ai.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.