Lajmet e fundit

Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka njoftuar për humbjet e jetëve dhe dëmet që janë duke u shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme të Rusisë.
Ai ka thënë se vetëm gjatë ditës së sotme, shtatë persona janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur nga këto sulme.
Zelensky ka thënë se Rusia sulmet po i realizon duke përdorur dronë dhe raketa balistike.
Për të gjitha këto, ai ka thënë se e ka njoftuar kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, me të cilin ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike.
“E informova atë për terrorin e vazhdueshëm rus me dronë dhe sulmet me raketa balistike. Që nga fillimi i ditës së sotme, 24 persona janë plagosur. Fatkeqësisht, shtatë persona kanë humbur jetën, përfshirë një fëmijë.”, ka thënë Zelensky.
Ai ka shtuar se me kryeministrin norvegjez kanë diskutuar nevojat e Ukrainës për t’u mbrojtur nga përshkallëzimi i sulmeve ruse.
Zelensky ka deklaruar se shtetit të tij i nevojitet sigurimi i mbrojtjes ajrore, veçanërisht avionët F-16.
“Po koordinojmë hapat tanë dhe po punojmë për të garantuar mbrojtje më të madhe për jetët dhe sigurinë.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv