Zelensky: Rusia ka shkelur rreth 400 traktate ndërkombëtare NULL NULL 10.06.2022 16:47 10.06.2022 16:47 In this image from video provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks from Kyiv, Ukraine, early Monday, March 21, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP) Rusia ka shkelur rreth “400 traktate të ndryshme ndërkombëtare”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të premten. Duke folur në Samitin e Demokracisë së Kopenhagës 2022 me video-lidhje, udhëheqësi ukrainas u shpreh: “Vetëm gjatë luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe dua t’ju kujtoj se ajo filloi më 2014, jo më 24 shkurt [2022], Rusia ka shkelur rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare, në të cilat vendet tona janë palë”. Presidenti dha shembuj të shumtë të traktateve që ai pretendonte se Rusia kishte shkelur, duke përfshirë Kartën e OKB-së, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ai ka thënë se njerëzit duhet të kujtojnë memorandumin e Budapestit. “Me këtë shkelje, Rusia i ka dhënë fund të gjithë luftës për çarmatimin bërthamor në botë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve 7 minuta më parë
Ekonomi Kurti: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji 14 minuta më parë