Zelensky propozon vazhdimin e ligjit ushtarak në Ukrainë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky propozon vazhdimin e ligjit ushtarak në Ukrainë

NULL NULL
1 month më parë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar dekrete për të zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin për 90 ditë të tjera në vend, duke filluar nga 25 maji.

Dokumentet janë dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës dhe duhet të miratohen nga të paktën gjysma e deputetëve.

Ligji ushtarak u zbatua në vend më 24 shkurt, ditën kur Rusia e filloi pushtimin. Periudha fillestare prej 30 ditësh është zgjatur dy herë deri më tani.

Dekreti i parë i Zelenskyt për mobilizim ishte për 90 ditë dhe zbatohej në të gjitha rajonet e vendit, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.