Zelensky planifikon të takohet me Xi Jinping NULL NULL 24.02.2023 20:30 24.02.2023 20:30 Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se planifikon të takojë liderin kinez Xi Jinping. Ai nuk tha se kur mund të zhvillohet një takim i tillë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. “Kam në plan të takoj Xi Jinping dhe besoj se kjo do të jetë e dobishme për vendet tona dhe për sigurinë në botë”, tha ai në një konferencë shtypi. Kina ka lidhje të ngushta me Rusinë, por ka synuar të paraqitet si një ndërmjetës i mundshëm i paqes në ditët e fundit – dhe sot ka paraqitur një “plan paqeje” prej 12 pikash. Presidenti ukrainas tha se interesi i Kinës për paqen nuk ishte “i keq”. “Kina ka treguar mendimet e saj. Unë besoj se fakti që Kina filloi të flasë për Ukrainën nuk është keq”, tha ai.
Kosova OBSh-ja: Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri mund të shkojë në mbi 20 mijë 2 months
Kosova Lajçak: I lumtur që Kosova e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë 2 months