Zelensky në Hagë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky në Hagë

NULL NULL
04.05.2023 08:50
Volodymyr Zelensky

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës dhe qytete të tjera, një ditë pasi Rusia akuzoi Kievin se kishte synuar vrasjen e presidentit Vladimir Putin.

Këto sulme kanë ardhur pasi që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet që ta ketë një fjalim në Hagë si pjesë e vizitës së papritur të tij në Holandë.

Ai gjithashtu do ta vizitojë Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila është duke hetuar krimet e dyshuara të Rusisë në Ukrainë, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

“Ne s’e kemi sulmuar Putinin apo Moskën. Ne luftojmë në territorin tonë. Ne jemi në mbrojtje të qyteteve dhe fshatrave tona”, kishte deklaruar Zelensky lidhur me akuzën që ka bërë Moska.

Ai paraprakisht ka zhvilluar vizitë në Finlandë, anëtarin më të ti të NATO-s, derisa ka zhvilluar takime edhe me krerët e Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës dhe Islandës.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS