Zelensky mbërrin në Poloni - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky mbërrin në Poloni

NULL NULL
05.04.2023 09:26
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kaluar kufirin dhe tani ndodhet në Poloni përpara vizitës së tij zyrtare në kryeqytetin Varshavë, tha të mërkurën këshilltari i presidentit polak për politikën e jashtme.

“Mund të them se presidenti Zelenskiy ka kaluar kufirin polak”, tha Marcin Przydacz.

Polakët në masë të madhe mbështesin ukrainasit në luftën e tyre me Rusinë. Sidoqoftë, vizita e Zelensky zhvillohet mes zemërimit në rritje në Poloninë rurale mbi ndikimin e importeve të grurit ukrainas, të cilat kanë ulur çmimet në disa shtete në krahun lindor të BE-së.

“Gjatë bisedimeve me presidentin Zelenskiy, sigurisht që do të diskutojmë drithërat ukrainase dhe produkte të ndryshme bujqësore, sepse ne duam që çdo tregti me Ukrainën të mos destabilizojë tregun tonë”, tha Morawiecki.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.