Zelensky i vendos sanksione Assadit NULL NULL 18.03.2023 18:28 18.03.2023 18:28 FILE - Syrian President Bashar Assad, left, gestures while speaking to Russian President Vladimir Putin during their meeting in Damascus, Syria, Jan. 7, 2020. The next chapter of the war in Ukraine could see Russia bringing in greater numbers of battle-hardened fighters from Syria, observers say. (Alexei Druzhinin, Sputnik, Kremlin Pool Photo via AP, File) Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një dekret të shtunën për të sanksionuar qindra individë, përfshirë presidentin sirian Bashar al-Assad , sipas një deklarate të qeverisë ukrainase. Dekreti, i cili miratoi një propozim nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, vendos sanksione kryesisht ndaj qytetarëve dhe personave juridikë rusë, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv. Por, lista përfshin edhe emra të tjerë të shquar si kryeministri sirian Hussein Arnous, ministri i Jashtëm sirian, Faisal al-Mekdad, dhe shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Mohammad Bagheri. Sanksionet, të cilat urdhërojnë ndalimin e operacioneve tregtare dhe kufizojnë ose ndalojnë plotësisht burimet e transportit, fluturimet ose udhëtimet e tjera përmes Ukrainës, do të vendosen për 10 vjet. Këtë javë, Assad u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në vizitën e tij të parë në Rusi që nga agresioni i Ukrainës. Assad, i cili ishte në gjendje të qëndronte në pushtet për shkak të mbështetjes së gjatë ushtarake të Rusisë përsëriti besnikërinë ndaj Putinit dhe mbështetjen e tij për luftën në Ukrainë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vuçiqi për marrëveshjen KS-AL-HR: E kemi kuptuar mesazhin e tyre – ne do të mbrohemi 20 minuta më parë
Kosova Bulliqi: Brenda pak javësh nis puna për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike 20 minuta më parë