Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky i kishte shpëtuar vrasjes me snajper nga rusët, thotë shefi i sigurisë ukrainase

NULL NULL
23.06.2025 17:38

Kreu i shërbimeve të sigurisë në Ukrainë, Vasyl Malyuk, ka zbuluar se kishte dështuar komploti për ta vrarë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy në një aeroport në Poloni.

Malyuk, u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp në Kiev se një veteran ushtarak polak i quajtur Pawel K. po bashkëpunonte me shërbimet e inteligjencës ushtarake të Rusisë në një komplot për të vrarë Zelenskyn në aeroportin e Rzeszoë vitin e kaluar, shkran DailyMail, transmeton Klankosova.tv

Një Bell-Boeing CV-22B Osprey e Forcave Ajrore të SHBA duke zbarkuar në Aeroportin Rzeszow-Jasionka, Poloni 13 shkurt 2022
Një Bell-Boeing CV-22B Osprey e Forcave Ajrore të SHBA duke zbarkuar në Aeroportin Rzeszow-Jasionka, Poloni 13 shkurt 2022

Prokurorët polakë  bën të ditur se burri, tani pensionist, u arrestua në prill të vitit 2024 bazuar në informacionet nga inteligjenca ukrainase se ai ishte rekrutuar nga Rusia.

Ai është në pritje për të dalë ng gjyq dhe pritet të përballet me deri në tetë vjet burg, sipas prokurorëve. /Klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.