Zelensky i bën thirrje Perëndimit t’i ndalojë të gjithë udhëtarët rusë NULL NULL 09.08.2022 00:26 09.08.2022 00:26 Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy speaks in Kyiv, Ukraine, March 10, 2022 in this still image taken from video. Ukrainian Presidential Press Service/via Reuters TV/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. Mënyra për të ndaluar Rusinë nga aneksimi i më shumë territoreve të Ukrainës, është që vendet perëndimore të njoftojnë se do të ndalojnë të gjithë qytetarët rusë si kundërpërgjigje. Kështu është shprehur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për The Washington Post, transmeton Klankosova.tv. Zelensky tha se “sanksionet më të rëndësishme janë mbyllja e kufijve – sepse rusët po ia marrin tokën dikujt tjetër”. Ai potencoi se rusët duhet “të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”. Udhëheqësit rusë kanë sinjalizuar se mund të mbajnë vota aneksimi në pjesët e pushtuara të lindjes dhe jugut të Ukrainës – në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia – më 11 shtator, krahas zgjedhjeve rajonale të planifikuara tashmë për t’u mbajtur. Zyrtarët rusë thonë se ato vota do të legjitimonin pretendimin e Rusisë për ato zona, por kritikët thonë se votat do të ishin një farsë e manipuluar nga Rusia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Knaus: Asociacioni i dëshirueshëm, por jo kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës 11 minuta më parë
Kosova Burri nga Klina thotë se gruaja me dy vajzat shkuan te familja në Tiranë, s’u kthyen më 15 minuta më parë