Zelensky falënderon polakët për ndihmat me refugjatët dhe mbështetjen ushtarake NULL NULL 01.06.2022 21:15 01.06.2022 21:15 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi të mërkurën Poloninë për mbështetjen e saj ushtarake. Duke folur në një takim me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki, dhe zëvendëskryeministrin, Jaroslaw Kaczynski, Zelensky përshëndeti atë që ai e përshkroi si “mbështetje të paprecedentë të mbrojtjes” nga Varshava, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për Poloninë për pritjen e ukrainasve që u detyruan të largoheshin nga vendi gjatë luftës, duke vlerësuar “qëndrimin e saj të ngrohtë dhe njerëzor ndaj popullit tonë”. “Marrëdhëniet tona kanë përparuar përmes luftës së Rusisë kundër Ukrainës nga marrëdhënie të ngrohta dhe të fqinjësisë së mirë në një fazë tjetër të lidhjeve të forta dhe historike”, tha Zelensky. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.