Zelensky falënderon Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e palëkundur gjatë vitit të kaluar NULL NULL 24.02.2023 16:55 24.02.2023 16:55 Në stilin e tij karakteristik të ngarkuar me emoji me flamur, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, dhe popullin britanik për “mbështetjen e palëkundur” përballë agresionit të Rusisë. “Ndihma juaj në kohë të vështira është e paçmueshme”, shkruan lideri ukrainas në përgjigje të homologut të tij britanik në Twitter. Zelensky thotë se paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë e shpallur sot është dëshmi e “solidaritetit të palëkundur [britanike]” me kombin e tij. “Le të vazhdojmë tutje [kundër Rusisë] së bashku. Ne do të triumfojmë me siguri!”, përfundon ai. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.