Zelensky falënderon Kanadanë për mbështetjen ndaj Ukrainës NULL NULL 22.09.2023 20:28 22.09.2023 20:28 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falënderoi Kanadanë për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës gjatë një takimi me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, të premten në Otava. “Dua të falënderoj që në këtë periudhë të vështirë ju pritët ukrainasit dhe na ndihmuat në fushën e betejës, ushtarake, financiare dhe humanitare, gjë që është vendimtare”, tha Zelensky. Presidenti ukrainas la të kuptohet se ai mund të vizitojë Kanadanë me fëmijët e tij “pas fitores” në luftën e Ukrainës me Rusinë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. “Faleminderit që qëndruat me ne”, tha Zelensky, duke shtuar se Kanadaja mbështeti Ukrainën që para pushtimit. Trudeau tha se ky takim shërben si një mundësi që ai “të ulet dhe të bisedojë për të gjitha gjërat që duhet të bëjmë së bashku” dhe të qëndrojë fuqishëm kundër Rusisë. Kryeministri tha se Kanadaja qëndron “fuqishëm dhe pa mëdyshje” me Ukrainën. Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, është gjithashtu në Otava duke zhvilluar bisedime dypalëshe me homologun e tij kanadez në një përpjekje për mbështetje ushtarake. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vëllai i Liridona Ademajt, kërkon drejtësi për gratë e vrara: Kriminelët duhet të kalbën në burg 1 orë më parë