Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky e quan “tragjedi të tmerrshme” rrëzimin e helikopterit në Ukrainë

NULL NULL
18.01.2023 13:50

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur rrëzimin e helikopterit të së mërkurës në Brovary “një tragjedi të tmerrshme”.

Zelensky e konfirmoi se ministri i Brendshëm, Denis Monastyrsky, zëvendësministri i parë Yevheniy Yenin dhe sekretari i shtetit Yuriy Lubkovychis, të gjithë vdiqën pasi u rrëzua një helikopter.

Ai tha se ka urdhëruar shërbimet e sigurisë ukrainase të “zbulojnë të gjitha rrethanat” e incidentit.

“Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme ishin patriotë të vërtetë të Ukrainës”.

“U prefshin në paqe të gjithë ata që iu morën jetën këtë mëngjes të zi”, tha Zelensky, transmeton Klankosova.tv.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë vdekur 18 persona. Guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se tre fëmijë janë në mesin e të vdekurve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.