Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky do të mbajë një takim urgjent pas shpërthimit të digës

NULL NULL
06.06.2023 07:31

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të mbajë një takim urgjent pasi një digë e madhe u godit nga granatimet në rajonin Kherson të kontrolluar nga Rusia këtë mëngjes.

Diga Nova Kakhova u dëmtua nga sulmi, duke çuar në përmbytje në zonë. Ai u bëri thirrje njerëzve në disa pjesë të qytetit të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy vendosi të mbajë një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës në lidhje me shpërthimin e digës së rezervuarit të Kakhovës”, tha sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.