Na ndiqni në:

Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky dhe kryeministri hungarez biseduan pak para samitit të sotëm – marrëdhënia e tyre është e ndërlikuar

NULL NULL
27.06.2024 23:24
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri hungarez Viktor Orban patën një bisedë në dukje të gjallë përpara një takimi të liderëve evropianë sot në Bruksel.

Nuk dihet se çfarë diskutuan të dy burrat, por marrëdhëniet midis Budapestit dhe Kievit janë bërë më të tensionuara që nga pushtimi rus në 2022.

Hungaria është aleati më i afërt i Rusisë në BE dhe Orban ka mbajtur një miqësi me presidentin rus, Vladimir Putinin ndërsa kritikon strategjinë e BE-së për Ukrainën.

Në dhjetor, Orban bllokoi një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, në një veprim që irritoi liderët e tjerë të BE-së. Ai hoqi veton disa muaj më vonë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.