Zelensky: Bota do të humbasë nga terrorizmi nëse s’ka ndërhyrje për centralin bërthamor NULL NULL 15.08.2022 23:32 15.08.2022 23:32 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të ndërhyjnë dhe të parandalojnë një aksident bërthamor në termocentralin Zaporizhzhia. Granatimet kanë goditur objektin dhe zonën përreth disa herë gjatë dy javëve të fundit, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Nëse tani bota nuk tregon forcë dhe vendosmëri për të mbrojtur një termocentral bërthamor, kjo do të thotë se bota ka humbur, do të humbasë nga terrorizmi dhe do t’i dorëzohet shantazhit bërthamor”, ka thënë Zelensky. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti: Nuk ka propozime që pranohen e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së 3 minuta më parë