14:57, 20 Maj 2019

Komediani Volodimir Zelensky shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare gjatë betimit të tij si president i ri i Ukrainës.

Zgjedhjet pritej të mbaheshin në tetor të vitit 2019, por në ceremoninë inauguruese në Kiev Zelensky tha se po e shperndanë parlamentin.

Ai tha se përfundimi i konfliktit me rebelët e mbështetur nga Rusia në Lindje do të jetë fokusi i tij kryesor.

“Njerëzit duhet të vijnë në pushtet që t’ju shërbejnë publikut”, tha ai të hënën.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk do të përgëzojë Zelensky-n për inaugurimin e tij, por do të priste “sukseset e para në zgjidhjen e konfliktit të brendshëm në Ukrainën juglindore dhe në normalizimin e marrëdhënieve ruso-ukrainase”.

Zelensky, një ish-yll televiziv, shënoi një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar.

Konkurs Pune

Lexo më shumë