Zelandë e Re, katërvjeçari thërret policinë: Ejani të shihni lodrat e mia

Zelandë e Re, katërvjeçari thërret policinë: Ejani të shihni lodrat e mia

NULL NULL
1 month më parë

Një rast shumë simpatik ka ndodhur në Zelandën e Re.

Një djalosh i cili i ka vetëm katër vjet e telefonoi policinë.

Në bisedën me policët ai iu tha atyre se kishte lodra shumë të bukura që do të donte t’ua tregonte.

Policia e ka publikuar bisedën me vogëlushin.

Sipas tyre kjo ngjarje “ishte tepër e bukur për t’u mos u ndarë me të tjerët”, por se nuk i inkurajon edhe fëmijët e tjerë për të bërë këso telefonatash.

Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh.

“Policia, ku është rasti urgjent?”

Pas një pauze, një djalë dëgjohet duke thënë me ngurrim: “Ç’kemi! Zonja e policisë?”

“Po. Çfarë po ndodh”, ia kthen zyrtarja policore.

“Hm, a mund t’ju tregoj diçka? I kam disa lodra për ty”, përgjigjet fëmija.

“Ke disa lodra për mua?”, pyet zyrtarja me habi.

“Po. Eja dhe shikoji”, ia kthen djaloshi.

Një burrë pastaj ia merr telefonin fëmijës dhe thotë se telefonata ishte gabim, duke shtuar se djaloshi e ndihmonte përderisa nënën e kishte të sëmurë.

Më pas, policia jep një njoftim përmes rrjetit të komunikimit: “Është një 4-vjeçar që po dëshiron t’ia tregojë policisë lodrat, mbyllje.”

“Po, unë jam më i duhuri, do të shkoj”, përgjigjet një polic.

Policia tha se zyrtarit policor që shkoi në shtëpinë e fëmijës iu shfaqën disa lodra në qytetin Invercargill.

“Ai vërtet kishte lodra të bukura”, raportohet të ketë thënë polici.

Në njoftimin e policisë gjithashtu thuhet:

“Fëmija me fat gjithashtu pati rastin ta shihte veturën patrulluese dhe oficeri i ndezi dritat për të, gjithashtu.”

Postimi i plotë i policisë:

https://fb.watch/8N15LdFFFb/