Zelanda e Re do të dërgojë 120 ushtarë në Britani për të trajnuar trupat ukrainase NULL NULL 15.08.2022 11:16 15.08.2022 11:16 Zelanda e Re do të dërgojë 120 ushtarë në Mbretërinë e Bashkuar për të ndihmuar në trajnimin e ukrainasve në luftimet e vijës së parë. Dislokimi do të mundësojë dy ekipe trajnimi të këmbësorisë që të pajisin rreth 800 personel ukrainas me aftësitë thelbësore për të qenë efektiv në luftim, duke përfshirë trajtimin e armëve, ndihmën e parë luftarake, ligjin operacional dhe aftësi të tjera, tha qeveria, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv. Kryeministrja Jacinda Ardern, gjatë një konference për shtyp theksoi se trupat e Zelandës së Re nuk janë përfshirë dhe nuk do të angazhohen në luftime në Ukrainë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kjo është kërkesa e prindërve të Liridona Ademajt për zhvarrosjen e trupit të saj (DOKUMENT) 18 minuta më parë
Kosova Vëllau i Liridona Ademajt: Besojmë në drejtësinë e Kosovës, le të jetë i fundit rasti i motrës sime 22 minuta më parë
Kosova Vëllai i Liridona Ademajt: Ajo ishte një grua e fortë, një motër e fuqishme, një heroinë për fëmijët e vet 28 minuta më parë