Zeka: U prisha me Limajn dhe Krasniqin sepse punësuan familjarët e tyre në ministri e poste NULL NULL 12.09.2019 00:23 12.09.2019 00:23 Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka treguar edhe për arsyen e prishjes me ish-bashkëpartiakët e tij nga Nisma, Jakup Krasniqin dhe Fatmir Limajn. “Në keqqeverisje nuk mund të jemi miq. Unë jam prish me Limajn dhe Krasniqin për shkak të punësimeve që i kanë bërë, për shkak të njerëzve që i kanë çuar nëpër poste, familjarët e tyre nëpër bankat qendrore dhe ministri. Për këtë jam prish”. “Unë s’kam qenë anëtari i Nismës, kam aderuar, por kam qenë i listës PAN. Vetëm katër muajt e parë kur kam hyrë deputet kam komunikuar, pastaj unë kurrë në jetën time me shefin e grupit parlamentar”. “Unë prezantimin e kam bërë me Limajn dhe nuk po e mohoj. Në dasma, kanagjeq e syneti shkojmë krejt bashkë”. “Unë edhe me gruan time polemizoj. Njerëzit ndahen me gra të veta dhe le më prej liderëve politikë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë