Zeka për arrestimet: Krejt fajin e ka klasa politike që e ka krijuar një shtet mish-mash

Zeka për arrestimet: Krejt fajin e ka klasa politike që e ka krijuar një shtet mish-mash

NULL NULL
1 muaj më parë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, e ka kritikuar klasën politike në vend për arrestimet që ndodhën sot nga ana e Gjykatës Speciale, meqë siç u shpreh, politikanët tanë nuk e kishin marr seriozisht këtë gjykatë.

Në “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai mes tjerash deklaroi se ushtarët e vërtetë të UÇK-së sërish u bënë tabelë qitëse.

“Është e dhimbshme që kjo ndodh 20 vite pas çlirimit, që shohim forca nëpër organizata të veteranëve, por krejt fajin e kësaj e ka klasa politike e shtetit të Kosovës që e kanë krijuar një shtet mish-mash, që e kanë shndërruar në pronë të tyre private dhe nuk ka njeri që i bie në fije se çfarë shteti është sot shteti i Kosovës”.

“I kam thënë Nasim Haradinajt në një studio televizive që do të arrestohesh për arsye se jam nisur nga arrestimi im. Në vitin 2014 për shkak të një hulumtimi që e kisha bërë për një  korrupsion brenda EULEX-it, kisha ardhur në fakte se kryeprokurori Salustro i kishte joshur dëshmitarët me para e azil, duke i thënë ‘sa para po i do për të dëshmuar rrejshëm’”.

“Në atë kohë unë u arrestova me 80 forca speciale me maska, të cilët më hynë në zyre. Për shkak të frikës që e kishte përjetuar, më kishte abortuar edhe gruaja ime kur kanë hyrë forcat speciale ashtu. Nuk ka pasur asnjë reagim nga Taçi, Veseli, Limaj, Haradinaj, Mustafa, sepse në atë kohë u dukej që Gjykata Speciale është hajgare, kanë manipuluar me opinion dhe ja ku është rezultati”.

“Klasës tonë politike i konvenojnë viktimat. Kur qytetari i Kosovës ballafaqohet me varfëri ekstreme dhe këtu viktimat më të mëdha janë veteranët”.

“Tabelë qitëse u bënë prapë luftëtarët e vërtetë të UÇK-së. Pse nuk prononcohet kryeministri rreth pyetjes se a i ka kaluar apo jo mandati i Gjykatës Speciale? Nëse i ka kaluar, me çfarë të drejte futen në zyrat e Organizatë të OVL dhe arrestojnë”.

“Gjykata Kushtetuese e humb mandatin e vet në Kosovë vetëm me ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës. Dhe për t’u ndryshuar kushtetuta duhet të votojnë 2/3 e deputetëve serbë dhe  këtë e dinë politikanët tanë por nuk kanë guximin t’ua thonë veteranëve të UÇK-së”.

“Me date 27 te këtij muaji do të shkojë për intervisitim Agim Çeku, muajin e ardhshëm do të shkojë deputeti Haxhi Shala, por ka segmente edhe brenda Gjykatës Speciale dhe shqiptarëve këtu nëpër kafe që qëllimisht janë duke i dezinformuar edhe mediat me qëllime të caktuara”.

Zeka: E dhimbshme që shohim forca speciale në zyrat e OVL, por fajin e ka klasa politike

Zeka: E dhimbshme që shohim forca speciale në zyrat e OVL, por fajin e ka klasa politike

Publiée par Klan Kosova sur Vendredi 25 septembre 2020

“Ka qarqe të caktuara që po duan të bëjnë një luftë civile në Kosovë. Janë njerëz që ne nuk e dimë çfarë emisarësh janë”.

“Mendoj që arrestimet do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme. Do arrestohen luftëtarët që kanë plagë në trup, që kane bërë luftë heroike. Unë kam pasur shpresë që do të zbulohen vrasjet politike të pasluftës”.

“Vetëm një institucion mund të pyetet se nga kanë ardhur dosjet, e ai është AKI. Ata duhet të japin përgjigje se nga kanë ardhur dosjet dhe cili ka qenë qëllimi”.

“Do të ketë arrestime nga Gjykata Speciale edhe në Shqipëri. Kam burime të mia të informacioneve. Do ketë arrestime për Ahmet Krasniqin, Ilir Konushevcin”.

“Bujar Bukoshi,Isa Mustrfa, Sali Berisha, Fatos Klosi e kanë ditur dhe e dinë se kush është vrasësi i Ahmet Krasniqit”.

“Në bazë të informatave të mia, do të dalin akuza më shumë rreth vrasjes së shqiptarëve, sepse vrasjet e serbëve janë më vështirë të verifikueshme dhe provat janë pothuajse të pamundura të gjinden pas 20 vjetësh. E shoh si mision të pamundur sepse duhet të gjendet kufoma, arma dhe motivi. Nuk jam njeri që kam shprese te kjo gjykatë”.

“Asnjë deputet nuk ka faj për votimin e Gjykatës Speciale”.

“Parlamenti i Kosovës ka pasur veç një deputet që ka votuar krye në veti, e ai kam qenë unë. Krejt tjerët votojnë me SMS të liderëve të tyre politikë dhe me presion ndërkombëtar”.

“Gjykatën Speciale e kanë sjellë krerët e partive politike”, u shpreh Zeka.

Zeka: Kam pritur dhe kam pasur shpresë te Gjykata Speciale që të zbulohen vrasjet politike të pasluftës

Zeka: Kam pritur dhe kam pasur shpresë te Gjykata Speciale që të zbulohen vrasjet politike të pasluftës

Publiée par Klan Kosova sur Vendredi 25 septembre 2020