Zejnullahu: Kërkuesit e shkarkimit tim, të ligë e të pa kurajo NULL NULL 06/10/2015 06/10/2015 Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, u është kundërpërgjigjur 28 anëtarëve të Senatit të cilët kërkuan me shkesë zyrtare shkarkimin e tij, njofton Klan Kosova. Listës së nënshkruesve i prinë disa dekanë, ndërsa nënshkrimet e tyre i kanë vënë edhe anëtarët e Parlamentit Studentor. “Sikur të njëjtit të kishin punuar ose ta kishin ngritur zërin për ta mbrojtur UP-në sa herë që universiteti ynë sulmohet përmes korrupsionit, plagjiaturës e sjelljeve joetike, institucioni ynë do t’i kishte punët shumë mirë”, ka thënë Zejnullahu. Ai ka deklaruar se po ata që kërkojnë largimin e tij “nuk kanë kurajo të ballafaqohen me të ligat e Universitetit e disa nganjëherë i kontribuonin aktivisht atyre”. “Reagimi i tyre vije pikërisht kur në UP është filluar vendosja e rregullit dhe përjashtimi i të ligave”, ka shkruar Zejnullahu në një letër dërguar mediave. Rektori Zejnullahu shkruan edhe se ai do të vazhdojë punën et ij për avancimin akademik, duke mos lejuar personat partiakë e korrupsionin të ndërhynë. Ndërsa në shkresën në adresë të Këshillit Drejtues të Universitetit numërohen 10 arsye për shkarkimin e rektorit. Ndër arsye përmenden shkeljet ligjore, bllokimi i mbledhjeve të Senatit, ndërprerja e konkurseve të doktoratës, injorimi dhe mospërfillja e Parlamentit Studentor e të tjera. klankosova.tv