Zëdhënësi i PDK-së pyet Kurtin: Çfarë ndodhi me Murat Jasharin ? NULL NULL 4 ditë më parë 4 ditë më parë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, e kanë zyrtarizuar marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ndaj këtij veprimi ka reaguar zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Avni Bytyçi. Bytyçi tha se ka thënë se nëse dikush e studion rastin e kalimit të Vjosa Osmanit në Vetëvendosje në formë të mirëfilltë, do të zbulojë një teori të re për infiltrim dhe shkatërrim të oponentëve politik. “Jam bindur se nëse dikush e studion rastin e kalimit të Vjosa Osmanit në Lëvizjen Vetëvendosje në menyrë të mirëfilltë, do të zbuloj një teori të re politike për inflitrim, përçarje dhe shkatrrim të oponentëve politik. Lufta e Trojës më nuk do të jetë referencë për taktizime, por Vjosa e Albinit”. Ai pyet kryetarin e Vetëvendosjes se nëse Vjosa Osmani, është kandidate për presidente çka ndodhi me Murat Jasharin? “Edhe nëse Vjosa Osmani është kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për Presidente, çka ndodhi me Murat Jasharin? Kërkoj falje se harrova, edhe ai është i Drenicës!”.