Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zëdhënësi i AAK-së për VV-në: Po t’u pengonte Serbia kaq shumë, Berishaj do shkarkohej parvjet

NULL NULL
28.07.2023 19:46
AAK
Foto: Arkiv

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas refuzimit të ankesës së Klan Kosovës nga ana e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës për pezullim të certifikatës së biznesit.

Sipas tij, ky vendim është sulm ndaj fjalës së lirë, raporton Klan Kosova.

“Marrja e licencës së operimit të Klan Kosova nga pushteti, është sulm i drejtpërdrejt ndaj fjalës së lirë dhe një dëshmi shtesë për mendësinë totalitare që ka qeveria Kurti”, ka thënë Xhemaili.

Ai ka shtuar se vendimi në fjalë nuk ka të bëjë me ligjshmërinë.

“Kjo nuk ka të bëjë me ligjshmërinë, ky është kryekëput vendim dhe revansh politik i partisë në pushtet”.

“Po t’u kishte pengu Serbia kaq shumë, nuk i kishin qeshë Simiqit, e Martin Berishaj kishte me u shkarku parvjet”, është shprehur Xhemaili.

lajme të ngjashme